Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Rasti ka ndodhur rreth orës 08:15 në Shtime, ku është raportuar për katër persona të maskuar dhe të armatosur, që kanë grabitur një shumë të parave, vlera e të cilave ende nuk dihet, transmeton arbresh.info
‘Është raportuar se katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një shumë të parave, vlera e të cilave ende nuk dihet. Të dyshuarit pasi e kanë kryer grabitjen gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendi I ngjarjes me një automjet kanë shtënë me armë zjarri por nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Njësitë policore janë vënë në ndjekje të të dyshuarve por gjatë ikjes prapë të dyshuarit kanë shtënë me armë në drejtim të Policisë por nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale. Automjetit të cilin e kanë shfrytëzuar të dyshuarit për grabitje ia kanë vënë zjarrin në një rrugë malore dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Me rastin janë duke u marrë të gjitha njësitë relevante të Policisë’, ka thënë policia në raportin e saj./Arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës