Numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë arrin deri në 20 mijë mirëpo kjo kategori nuk ka marr përkrahe shtetërore ashtu si veteranët e luftës ku numri i tyre arrin deri në 40 mijë. Kur është diskutuar për këtë kategori të shoqërisë Kuvendi i Kosovës ka marr “flakë” nga debatet.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaip Muja në foltoren e Kuvendit të Kosovë kishte deklaruar se për të verifikuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës duhet të ngriten kapacitet mjekësore.
“Ne duhet të ngritim kapacitete profesionale mjekësore, që duhet të trajtohen dhe nëse klasifikohen nga ekspertët mjekësor të futen në skeda sociale”, Shaip Muja.
Ndërsa Ministri i Financave, Bedri Hamza në seancën të cilën po flitej për ndarjen e buxhetit kishte thënë se numri i viktimave mund të fryhej.
“Mos paragjyko se tani del e njëjta gja që ka ndodhë me veteranë. Ma”, kishte thënë Hamza.
Mirëpo kundër këtyre deklaratave të deputetëve burra në foltoren e Kuvendit kishte dal deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK),Vjosa Osmani.
“Ju po thoni se një grua vjen dhe lajëmrohet se është dhunuar pa qenë fare e dhunuar”, kishte thënë Osmani.
Më shumë se 550 persona kanë dorëzuar aplikacionet për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, që nga muaji shkurt kur edhe ka filluar ky proces. Numër ky i cili konsiderohet i vogël krahasuar me shifrën prej 20 mijë viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.
Procesi i verifikimit është i domosdoshëm për të përfituar beneficionet me ligj të krijuara për këtë kategori. Sipas ligjit, viktimë e dhunës seksuale të luftës është personi i cili i ka mbijetuar abuzimit seksual dhe dhunimit brenda periudhës së 27.02.1998 deri më 20.06.1999. Viktima të dhunës seksuale gjatë luftës janë si femrat ashtu edhe meshkujt, ndonëse numri më i madh i tyre i takon gjinisë femërore.
Në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore në mënyrë që personave të kësaj kategorie t’u rregullohet statusi dhe të marrin pensionin që u takon më ligj. Ndërsa Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që pagesa mujore për viktimat e dhunës seksuale të jetë 230 euro.
Mirëpo në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit të kaluar pati një numër të madh polemikash lidhur me këtë kategori të viktimave.
Kujtojmë se njohja e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës ishte iniciuar nga ish-presidentja, Atifete Jajaga.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...