Ka 6 muaj që kjo veshje e pazakontë i është bërë uniformë e punës. Qysh në orën 7 të mëngjesit, kur e fillon punën, Fitim Havolli, pajiset me këto mjete mbrojtëse për të nisur punën në Klinikën Infektive.
Së bashku me infermierët e tjerë, Havolli këtu ka vetëm një mision.
Të përkujdeset për pacientët e infektuar me virus që po trajtohen në këtë Klinikë. Së bashku, këtu pacientët e infermierët po luftojnë me virusin Covid 19.
Kjo rutinë e përcjell çdo ditë edhe Enlirat Durakun.
Ai sapo ka larguar uniformën e re pas 12 orë pune si kujdestare në Infektivë. Megjithë rrezikun që bartë, Duraku thotë se ndihet i nderuar që po e ushtronin profesionin e tij.
Por, ajo që po e brengos atë është paga e ulët që ata marrin.
E në mesin e këtyre infermierëve ka shumë që duke u kujdesur për pacientët, u infektuan me Covid 19.
Duraku thekson se ndaj stafit të infektuar shëndetësor mungon kujdesi institucional.
Sipas tij, të gjitha shpenzimet gjatë vetë izolimit ata i kryejnë me të hyra vetanake.
Ministria e Shëndetësisë i ka konfirmuar se 756 profesionistë shëndetësor janë të infektuar me Covid 19.
Në një përgjigje për T7 MSH ka thënë se më parë stafi shëndetësor është stimuluar me parë me pagesë shtesë në paga dhe në vijim MSH dhe Qeveria do të marr vendime tjera që sigurojnë përkrahje për ta si në aspektin e mbrojtjes nga infeksionet ashtu dhe të përkrahjes financiare.
Ndërkaq, pacientët që janë duke u trajtuar brenda Klinikës Infektive, po shprehen të kënaqur me trajtimin që po i behet nga stafi aty.
Stafi i Klinikës Infektive po përballet me virusin Covid 19 që 6 muaj.
Në këtë Klinikë po e ushtrojnë profesionin e tyre një numër i madh i infermierëve si dhe vullnetarëve që janë shpreh të gatshëm ti ndihmojnë ata që po përballen me virusin ./Express/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës