Valbona Marku Ndrecaj dhe e bija e saj nëntëvjeçare Klara Ndrecaj janë vrarë në natën e 7 Gushtit të 2018-ës nga bashkëshorti dhe babai Pjetër Ndrecaj, ky i fundit tashmë po e vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Por Pjetër dhe tashmë e ndjera Valbona Ndrecaj kanë edhe katër fëmijë të tjerë, për të cilët asnjë nga institucionet shtetërore përgjegjëse në Kosovë nuk di asgjë për ta edhe pse ligjërisht janë të obliguar për përkujdesjen e tyre.
Kështu merret vesh pas një hulumtimi disa javor të Klan Kosovës.
Televizioni bisedoi me të gjithë përgjegjësit e këtyre institucioneve, duke përfshirë Qendrën për Punë Sociale, Policinë, Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Ministritë përkatëse si dhe Ambasadën Gjermane në Prishtinë.
Kjo pas dyshimeve se katër fëmijët e Ndrecajt ndodhen tashmë ilegalisht në Gjermani me gjyshen e tyre, e cila në bazë të ligjeve në Kosovë ka kryer rrëmbim ndërkombëtar duke dërguar fëmijët jashtë Kosovës pa lejen apo dijeninë e askujt.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare