Google ADS

Shteti në pushim, qytetarët të revoltuar: Po i dëmtojnë mërgimtarët që janë në vendlindje

19:02 | 4 Janar 2022
A Z

Është 4 janari, por institucionet e vendit duket se vazhdojnë të mendojnë se ndërrimi i vitit është për dhjetë ditë me radhë.

Lidhjen e festave me ditët e punës po e shohin si të tepruar qytetarët e Kosovës.

Në një përgjigjej për arbresh.info, Sadik Zeka është shprehur se shkaku i pushimeve të panevojshëm të institucioneve në këtë periudhë kur mërgimtarët janë në vendlindje, po i dëmton pikërisht ata.

“Nuk llogarisin që janë ardh njerëzit prej kurbeti dhe s’munden më i rregullua dokumentacionet pasi në komuna nuk punojnë”.

E shkaku i festave edhe vizitoret që erdhën këto ditë nuk munden t’i vizitonin monumentet e institucionet që për ta ishin pikë referente, e tëra çka panë është sheshi thotë qytetari tjetër, Arbër Istrefi.

“Absolutisht është e panevojshme m’i lidh festat. Unë jam pro iniciativës që nëse festat bien në ditë pushimi mos me vazhdua festen ma se s’ka efekt. Sot patëm vizitor pata m’i dërgua në disa institucione m’i vizituar, por nuk munda shkaku i pushimit që e kanë dhe ka mbet veç në shesh m’i qit se s’mundemi më vizitua asgjë”.

Mllefi i qytetarëve me pushimet e sektorit publik janë të mëdha.

Ndonëse nga lidhja e festave që bien në ditë vikendi po dëmton të tjerët, Ismet Gashi. thotë se nuk presin ma mirë nga qeveritë.

“Qytetarët dëmtohen tepër m’i lidh festat veç kjo qeveri e bënë. Na presim më mirë prej tyre, por çdo festë është e tepërt, çka po ju bie ndërmend atë p’e bëjnë festë, s’po e mendojnë për popull”.

E një qytetarë tjetër thotë se në Kosovë nuk ka drejtësi.

“Këtu s’ka pas kurrë drejtësi, ju rinia po me dhimësi. Nuk më doket e çuditshme, le të pushojnë”.

Kujtojmë, se shkaku që Vitit i Ri ishte ditën e premte dhe 1 e 2 janari ishin në vikend, institucionet shtetërore kanë zëvendësuar pushimin të hënën e të martën.

Festat e shumta në Kosovë kanë bërë që disa herë të merret iniciativa për reduktimin dhe ndryshimin e tyre kur në momentin që festa qëllon në ditë vikendi mos të lidhet edhe më ditë të punës një gjë e tillë për miratim ka dështuar./V.Selimi/Arbresh.info/

Të ngjashme