Një ari i murrmë në fshatin Pouskë të Prizrenit është shëndrruar në tmerr për banorët teksa i njëjti po ua sulmon bagëtinë.
Në një njoftim të lëshur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Ksoovës është thënë se do të mirren masa për gjetjen e ariut, shkruan lajmi.net.
Sipas Agjencionit, do të realizohen edhe patrullime 24 orëshe në atë territor.
Ky është njoftimi i plotë i Agjencionit:
Informim për Ariun e murrmë dhe shqetësimet e banorëve të fshatit Pouska të Prizrenit
Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtare Sharri është duke e përcjell në vazhdimësi shqetësimet dhe frikën e banorëve të fshatit Pouska të Komunës se Prizrenit që ditëve të fundit janë shfaqur si pasojë e dëmtimit të bagëtive dhe mundësisë së ndonjë sulmi në njerëz.
DAPK “Sharri” pasi që është informuar rreth dëmeve të shkaktuara nga ariu menjëherë ka informuar strukturat udhëheqëse të Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Kemi mbajtur takime të vazhdueshme me institucionet e MMPH/AMMK siç janë Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, Inspektoratin e Mjedisit dhe Divizionin e Natyrës ku është diskutuar për mundësin e gjetjes së zgjidhjeve për të ju përgjigjur shqetësimit të banorëve të fshatit Pouska.
DAPK “Sharri” është duke e trajtuar këtë rast si dhe është duke punuar në gjetjen e zgjidhjes të këtij problemi konformë legjislacionit në fuqi.
Në kuadër të këtyre përpjekjeve DAPK “Sharri” ka mbajtur takime të vazhdueshme edhe me institucionet lokale të Komunës se Prizrenit përkatësisht me Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri, Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimin Rural, pastaj me Policinë e Kosovës dhe me Shoqatën e Gjahtarëve Sharri në Prizren.
Gjatë këtyre takimeve është diskutuar për marrjen e masave të menjëhershme që të veprohet në mbrojtjen e banorëve të fshatit Pouska përmes patrullimeve të vazhdueshme 24 orëshë të Policisë së Kosovës, zyrtareve të PK Sharri dhe shoqatës së Gjahtarëve Sharri, në këtë vendbanim dhe në momentin që bëhet identifikimi i ariut të kontaktohen edhe zyrtaret e Strehimore Parku i Arinjve në Mramore – Prishtinë për mundësin e trajtimit të ariut.
Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtare Sharri me qellim të parandalimit të ndonjë fatkeqësia ndaj banoreve të fshatit Pouska por edhe ndaj banorëve që jetojnë afër kufirit të Parkut Kombëtare kërkon që të jenë më të kujdesshëm. Prandaj për këtë qëllim kërkojmë nga banorët që në rast se shohin apo hasin në ariun menjëherë të lajmërojn Policinë e Kosovës apo zyrtaret e Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtare Sharri.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...