Për shkak të problemeve me diabetin, ka disa muaj që Elhame Zuka ka mbetur pa këmbë. Fillimisht kishte pasur probleme të tjera shëndetësore, por që për shkak të diabetit do t’i pritej këmba, nuk e kishte menduar.
64-vjeçarja për emisionin HUMAN tregon se për shkak të këmbës ka bërë dy operacione.
Sipas saj, herën e parë mjekët ishin munduar t’ia shpëtonin këmbën, por pa sukses.
E për të bërë një jetë normale, Zuka duhet të vendosë një protezë në këmbë.
Mirëpo, për këtë ajo duhet të presë derisa plaga t’i shërohet.
Kjo gjendje për të është shumë e vështirë. Në këtë gjendje ajo nuk mund të kujdeset për veten.
Dhimbjet e këmbës i janë larguar. Mirëpo, ajo ka shpresë se së shpejti do të vërë protezën dhe të ecë përsëri
Masa për protezë nuk mund t’i merret derisa t’i shërohet plaga. Kështu thotë edhe Lulzim Geci, drejtor i Shërbimit Klinik të Ortoprotetikës në QKUK.
Geci tregon se kësaj pacienteje, proteza do t’i bëhet nga pjesët e atyre protezave që janë jashtë funksionit.
Kjo ndodh për shkak se në këtë klinikë ka mungesë të materialeve për prodhimin e protezave.
Me mungesë të materialeve kjo klinikë përballet këto dy vitet e fundit.
Për këtë Geci thotë se tashmë edhe numri i pacientëve që kërkojnë shërbime mjekësore është më i vogël.
Por, sipas Gecit shërbimet e Klinikës së Ortoprotetikës ishin shumë më të mira menjëherë pas luftës.
Në mënyrë që pacientët të mos mbesin pa shërbime mjekësore, Geci thotë se kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për furnizim me material.
Deri më tani kanë marrë vetëm premtime.
Pacientët mund ta bartin një protezë 3 vjet.
Pas kësaj kohe ato duhet të ndërrohen pasi që mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme.
Gushti i vitit 1999 ishte i errët për të.
Një minë që ishte vendosur gjatë luftës, i mori një gjymtyrë të trupit, Avni Lubovcit nga Suhareka.
Ai thotë se fatin e njëjtë që kanë humbur gjymtyrët e trupit e kanë edhe më shumë se 400 persona.
Që nga dita kur kishte rënë në minë, Lubovci për tri javë ditë ishte pa këmbën e majtë.
Pas kësaj, ai thotë se ka shkuar në Gjermani dhe atje ka vënë një protezë nën gju.
Me kalimin e viteve, ai thotë se protezat duhet të ndërrohen. Por, fatkeqësisht tashmë ka 6 vjet që Lubovci nuk ka pasur mundësi të ndërrojë protezën për shkak të mungesës së materialit.
Sipas tij, të plagosurit civilë gjatë luftës në Kosovë fatkeqësisht nuk kanë përkrahje institucionale.
Shumë prej tyre detyrohen që një protezë ta mbajnë më shumë se 6 vjet.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin