Këtë pamje kanë marrë shtëpitë që janë duke u ndërtuar në Luginën e Diellit.
Në rreth 300 shtëpi në këtë pjesë të Zveçanit, pritet të vendosen rreth 1,500 serbë.
Institucionet e Kosovës duket se janë gjunjëzuar përballë shtetit serb, i cili po investon ne ndërtimin e Luginës së Diellit, këtu në Zveçan. Ndonëse ishte urdhëruar nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit që të ndërpritet ndërtimi i këtyre objekteve të banimit, punimet edhe sot kanë vazhduar, raporton KTV.
Për përfaqësues të shqiptarëve të veriut, ky projekt i Serbisë është shqetësues.
Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit kishte inspektuar vetëm një herë këtë vend, dhe atë në vitin 2016.
Meqë ky inspektorat nuk ishte përfillur për dhënien e dokumenteve nga Komuna e Zveçanit dhe Drejtoria për Urbanizëm në këtë Komunë, ishte kërkuar ndërprerja e punimeve.
Mosndalimi i punimeve kishte bërë që Ministria e Mjedisit ta çonte lëndën për kundërvajtje në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
Por, në fakt, ministria nuk e kishte paditur Komunën e Zveçanit, por kishte bërë vetëm kërkesë për kundërvajtje në Themeloren e Mitrovicës.
Gjyqtarja e rastit, Nurije Shala, ka thënë se kjo lëndë është parashkruar në dhjetor të vitit të kaluar, ngase përfaqësues të Komunës së Zveçanit dhe Nadica Hristov, drejtore e Urbanizmit kanë refuzuar ftesat e gjykatës.
“Nga shkresat e lëndës nuk shihet kurrfarë aktvendimi që është urdhëruar ndërprerja e punimeve. Gjykata, edhe po të kishte vendosur, edhe po të kishin ardhur palët, dënimi më i madh do të ishte vetëm një gjobë dhe nuk do të mund të bëhej ndërprerja e punimeve, sepse nuk është në kompetencën e Departamentit të Kundërvajtjes”, ka thënë Shala.
Për shkak të situatës së sigurisë, ministri Matoshi thotë se inspektorët e kësaj ministrie kanë hasur në vështirësi për t’i inspektuar punimet në Luginën e Diellit.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...