Google ADS

Shteti i Lowa, konfirmon vazhdimin e partneritetit me Kosovën

20:48 | 12 Janar 2018
Arbresh.info

Shteti i Iowa në SHBA, e ka vlerësuar edhe njëherë si të rëndësishëm partneritetin me shtetin e Kosovës.

Gjeneral Major Timothy E. Orr, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme në Kapitolin Shtetëror të Iowa këtë javë përmendi rëndësinë e partneritetit të Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, duke thënë marrëdhënia me këtyre dy shteteve është e rëndësishme për stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

“Marrëdhënia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe me Shtetin e Ajovës është një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ballkan rajon dhe lehtësimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik në demokracinë më të re të Evropës”, theksoi tutje Gjeneral Orr.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme