Të gjithë shqiptarët, i madh e i vogël më 17 shkurt 2008 ishin jashtëzakonisht të lumtur dhe të emocionuar
Arsyeja për të gjithë ishte e njëjtë, gëzimi vinte nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.
Disa kishin zgjedhur që momentin historik ta prisnin në sheshe, ani pse temperaturat ishin jashtëzakonisht të ulëta, e disa në shtëpitë e tyre.
Momenti i paharruar që do mbetet në kujtesën e gjithë kosovarëve, është kur ish- kryeministri i vendit atë kohë, Hashim Thaçi shpalli Kosovën shtet të pavarur e demokratik.
“Ne udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike nëpërmjet kësaj deklarate, shpallim Kosovën shtet të pavarura dhe demokrati”, ishte ky momenti kur ish- presidenti Thaçi shpalli Pavarësinë dhe duartrokitjet në Kuvendin e Kosovës nuk pushonin.
Pavarësia e Kosovës u shpall në orën 15:39 minuta, moment ky që do të jetojë përgjithmonë në kujtesën e gjithë shqiptarëve.
Të parët që e nënshkruan deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ishin: Presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
Ndërsa në seancë ishin të pranishëm 109 deputetë nga gjithsej 120 deputetë.
Dizanjuesi i flamurit tonë të bukur është Muhamer Ibrahimi.
Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe.
Kanë kaluar pothuajse dy dekada që nga shpallja e pavarësisë, skena politike kosovare ka pësuar ndryshime të mëdha.
Shumë prej deputetëve që ishin dëshmitar të shpalljes së pavarësisë, tashmë shumica prej tyre nuk janë në skenën politike.
Disa prej deputetëve të cilët më nuk ushtrojnë asnjë post në Kuvendin e Kosovës.
Adem Grabovci (PDK)
Adem Salihaj (LDK)
Alush Gashi (LDK)
Anita Morina-Saraçi (LDK)
Arsim Bajrami (PDK)
Arsim Rexhepi (LDK)
Bahri Hyseni (PDK)
Berat Luzha (PDK)
Berim Ramosaj
Bujar Bukoshi (LDK)
Dragisha Miriq
Drita Kadriu (PDK)
Drita Maliqi (LDK)
Driton Tali
Edita Tahiri (PDK)
Elhame Hetemi (PDK)
Emrush Xhemajli
Enis Kervan
Esat Brajshori
Ethem Çeku (AAK)
Fatmir Rexhepi (LDK)
Fatmire Berisha (LDK)
Fehmi Mujota (PDK)
Gani Buçinca (PDK)
Gani Geci (LDK)
Gjylnaze Syla (AAK)
Hafize Hajdini
Hajdin Abazi (PDK)
Hajredin Hyseni (PDK)
Hajredin Kuci (PDK)
Haki Shatri (AAK)
Heset Cakolli (AKR)
Hydajet Hyseni (PDK)
Ibrahim Selmanaj (AAK)
Kaçusha Jashari
Kolë Berisha (LDK)
Kosara Nikolić
Luljeta Shehu (LDK)
Melihate Tërmkolli (LDK)
Mufera Shinik
Myrvete Pantina (LDK)
Myzejene Selmani
Naim Rrustemi
Nekibe Kelmendi (LDK)
Numan Balić
Nurishahe Hulaj (LDK)
Njomza Emini (LDK)
Qamile Morina (LDK)
Ramadan Gashi (PDK)
Ramë Manaj (LDK)
Riza Smaka (AKR)
Rrustem Mustafa (PDK)
Sabit Rrahmani
Sadik Idriz
Sala Berisha-Shala (PDK)
Sanije Aliaj
Skender Hyseni (LDK)
Synavere Rysha
Zef Morina
Deputetët që nënshkruan pavarësinë dhe sot nuk jetojnë…
Nekibe Kelmendi (LDK) – përveç si deputete, ishte edhe ministre e Drejtësisë. Vdiq në vitin 2011.
Mark Krasniqi (LDK LDD) – akademiku që ju bashkua Nexhat Dacit pas përçarjeve në parti. Vdiq në vitin 2015-të.
Bajram Rexhepi (PDK), ka vdekur në vitin 2017 në moshën 63 vjeçar. Do të mbahet mend si kryeministër, por jo vetëm.
Heset Cakolli (AKR) – ishte nga deputetët me fat që nënshkroi pavarësinë. Ai nuk jeton më pasi vdiq në shtator 2016-tës.
Adem Hajdaraj (LDK) kishte fatin të nënshkroi pavarësinë. Ka disa vite që ka vdekur nga një sëmundje e shkurtër në moshën 70 vjeçare.
Zylfi Mërxha (Grupi 7+) – ishte kryetar i partisë rome dhe vdiq në vitin 2015-të. Ai ka qenë deputetet në tre legjislatura dhe mjaft aktiv edhe pse në moshë.
Disa fakte rreth ditës historike të 17 shkurtit 2008
Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës në seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.
Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë.
Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.
Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.
Prezentë gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte kishin qenë edhe mediat më të njohura botërore si: CNN, BBC etj.
Ndërsa popullsia e Kosovës përbëhet prej afro dy milionë banorë.
Disa nga sukseset e vendit tonë
Si një prej sukseseve më të mëdha të Kosovës është edhe formimi i ushtrisë.
Më 14 dhjetor të 2018 Kuvendi i Kosovës miratoi përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.
Nuk kishte të arritura vetëm në politikë, sukseset e përcollën Kosovën edhe në sport e muzikë.
Me 23 maj të vitit 2012, Kosova u bë pjesë e FIFA-s, që mbetet një vulë e pashlyeshme në historikun e sportit vendor.
I ndjeri, Fadil Vokrri, që asokohe ishte i pari i FFK-së, me lot në sy kishte falënderuar të gjithë njerëzit që e bënë të mundur këtë sukses.
Një moment tjetër që bëri krenarë të gjithë shqiptarët është ai kur xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Rio të Brazilit, dhe flamuri i Kosovës u ngrit më së larti.
E sa i përket muzikës, Rita Ora u përkujdes që disa prej vendeve më të mira në Kosovë t’i shihet e gjithë bota.
Kjo pasi videoklipin e këngës “Shine Ya Light”, ylli botëror e xhiroi në Kosovë.
Ndërsa, sot, 16 vjet më pas banorët që jetojnë në Kosovë janë të lirë, ata fituan të drejtën për të udhëtuar pa viza në janar të këtij viti.
Kosova ka edhe shumë të arritura, këto janë vetëm disa prej tyre./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...