Shteti i Kosovës kërkon informacione nga autoritetet zvicerane për planin e Serbisë për ta eliminuar Dick Marty

19:14 | 13 Prill 2022
L G

E para e shtetit, presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga institucionet e sigurisë vendore që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty.

Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, Presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty në mënyrë që pastaj t’ia lënë fajin personave nga Kosova”, tha Kupina.

Sipas tij, shkaku i ndjeshmërisë së rastit, Presidentja do të mund të deklarohet sërish pas pranimit të informatave zyrtare nga shteti zviceran.

Ndryshe, ish-senatori zviceran dhe përpiluesi i raportit me pretendime për trafik organesh, Dick Marty, ka treguar se që nga viti 2020 jeton nën masa të rrepta të sigurisë pas informacioneve se shërbimi sekret i Serbisë e ka vënë në shenjë për ta likuiduar dhe më pas për ta fajësuar faktorin shqiptar për një gjë të tillë./arbresh.info/

Të ngjashme