Në fund të vitit që lamë pas shuma e detyrimeve të papaguara të institucioneve ka arritur në 199,410,813 euro, që duke krahasuar me vitin 2016 ishte zvogëluar për 16,271,187 euro ose rreth 8%.
Sipas të dhënave të prezantuara në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA) shihet se rritje të obligimeve ka vetëm tek organizatat e nivelit lokal përderisa në nivelin qendror ka zvogëlim të detyrimeve, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Gati 200 milionë euro ka arritur shuma e borxheve të cilat institucionet e vendit ua kanë bizneseve për punë të kryera përmes tenderëve publikë, por edhe qytetarëve të cilëve u është marrë prona për realizim të projekteve të ndryshme, por nuk u është kryer fare kompensimi.
Në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) thuhet se shuma e detyrimeve të papaguara në fund të vitit 2017 kishte arritur në 199,410,813 euro, që duke krahasuar me vitin 2016 ishte zvogëluar për 16,271,187 euro ose rreth 8 për qind, shkruan më tutje “Zëri”.
Sipas ZKA-së, rritje të obligimeve ka vetëm tek organizatat e nivelit lokal, përderisa në nivelin qendror ka zvogëlim të detyrimeve.
Por një shumë e madhe parash prej 141 milionë e 767 eurosh qytetarët e bizneset po pretendojnë ta marrin nga shteti përmes padive që ua kanë bërë institucioneve dhe nga kjo shumë 75 milionë euro është shuma e padive për nivelin qendror derisa pjesa tjetër prej 66 milionë eurove për nivelin lokal.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...