Shtetet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza

10:35 | 7 Korrik 2021
S D

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Turqia dhe disa pjesë të Afrikës, janë vendet e vetme ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza.

Kështu ka bërë të ditur Henley Global nëpërmjet raportit vjetor për pasaportat më të fuqishme në botë.

Në bazë të këtij raporti, pasaporta e Kosovës, nga pozita e 99’të sa radhitej përgjatë vitit të kaluar në nivel global, ka rënë në atë të 107-ën.

Ndërkaq, Japonia radhitet si e para për kah fuqia e pasaportës. Në vendin e dytë radhitet Singapori, e pasuar nga Gjermania, Finlanda, Italia, Luksemburgu e Spanja./eo/

Indeksi i Pasaportave merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë shteteve të tjera – Kosova, Taivani, Makau (Kinë), Hong Kong (Kinë), Palestina dhe Vatikani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme