Më 9 prill, 1275 shtetas turq të regjistruar, do të mund të votojnë për referendumin rreth ndryshimeve kushtetuese në Turqi, në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, si dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Prizren.
Në një deklaratë për Anadolu Agency, përgjegjësi i qendrës koordinuese të zgjedhjeve në Kosovë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Orhan Vardar ka bërë të ditur se në Kosovë janë 1275 votues shtetas turq, tha se përgjatë kohës që ndodhen në Kosovë, kanë punuar për të arritur tek të gjithë votuesit një nga një dhe që kanë dhënë informacione lidhur me Turqinë.
“Për këtë arsye përgjatë 3 ditëve ne kemi shkuar në vendet si Prishtina, Mitrovica, Vushtrria, Dobërçani dhe Mamusha, ku kemi takuar votuesit dhe i kemi njoftuar lidhur me referendumin në Turqi dhe për atë se pse duhet të thonë ‘po’”, tha Vardar.
Duke theksuar se ka arsye të shumta për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese, Vardar tha se një Turqi e fuqishme do të thotë një Kosovë e fuqishme.
“Për ta përjetësuar vëllazërinë mes Turqisë dhe Kosovës, ne duke ardhur këtu patëm vendosur për sloganin ‘Turqia është më e madhe se Turqia”. Me këtë ne themi se Turqia pa Kosovën dhe Kosova pa Turqinë mbetet e mangët dhe i thërrasim të gjithë votuesit tanë që në kutitë e votimeve të thonë ‘po’”, tha Vardar.
Të dielën, duke filluar nga ora 9:00 deri në orën 21:00, shtetasit turq do të mund të votojnë për ndryshimet kushtetuese në Turqi, në dy qytete të Kosovës, në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren.
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...