Shtetasit nga Shqipëria kapen me para fals në Rahovec

16:15 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Dy shtetas nga Shqipëria janë arrestuar mbrëmë në Rahovec pasi që në emër të pagesës ia kanë dhënë viktimës tetë bankënota nga 50 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhelal Hajda” ku policia ka konfiskuar bankënotat e dyshuara, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme