Tre persona me shtetësi britanike kanë raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri derisa ata ishin në veturë.
Policia njofton se njëri prej tyre ka pësuar lëndime, si dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur tri gëzhoja të pistoletës.
“Rr. Rrafshi i Kosovës, Prishtinë 23.08.2023 – 01:50. Tre viktimat meshkuj me shtetësi Britanike, kanë raportuar se persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës”, njofton policia.
Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuari mashkull kosovar, dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Kurti në takim me Marta Kos, kërkon largimin e masave ndaj K...
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru