Dogana dhe Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, gjatë kontrollit të specializuar të maunave kanë hasur ne dy raste me mallra të fshehura.
Në maunën e cila tranportonte mallra për Kosovë, ngasësi i maunës, qytetar i Serbisë kishte të fshehura mallra nè kabinën e vozitësit “Caffeine Anhydrous”, në formë pluhuri 5 pako x 20 kg = 100 kg me origjinë nga Kina.
Në njoftimin e Doganës së Kosovës bëhet e ditur se rasti në fjalë është duke u trajtuar nga Sektorët relevant mbi destinimin dhe përdorimin final të preparatit kimik.
Në maunën e dytë që transportoheshin mallra për Kosovë, ngasësi i maunës, qytetar i Serbisë kishte të fshehura mallra në hapësirën e maunës, e cila është e destinuar për vendosje të paletave
Aty janë gjetur atlete për të rritur “Adidas Yeezy “ 25 palë dhe atlete për të rritur “New Balance 550 “ – 50 palë.
Njësit relevante të Doganës së Kosovës janë duke e trajtuar rastin si kontrabandë të mallrave, konform Kodit Doganor dhe të Akcizave, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Jarinje 8 mars 2024 Dogana dhe Policia e Kosovës në PKK-Jarinje, në hyrje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollit të specializuar të maunave kanë hasur ne dy raste me mallra të fshehura :
Rasti pare:
Ne maunen e cila tranportonte mallra per Kosove ngasesi i maunes qytetar I Serbise kishte te fshehura mallra ne kabinen e vozitesit
“ Caffeine Anhydrous “ ne forme pluhuri 5 pako x 20 kg = 100 kg me origjine nga Kina.
Rasti ne fjale eshte duke u trajtuar nga Sektoret relevant mbi destinimin dhe perdorimin final te preparatiti kimik.
Rasti dytë:
Ne maunen I cili tranportonte mallra per Kosove ngasesi I maunes qytetar I Serbise kishte te fshehura mallra ne hapesiren e maunes e cila eshte e destinuar per vendosje te paletave
Atlete per te rritur “Adidas Yeezy “ – 25 pale
Atlete per te rritur “New Balance 550 “ – 50 pale
Rasti eshte duke u trajtuar nga Sektori relevant i Doganes
Maunat jane derguar nën përcjelljen e stafit doganor dhe policor në terminalin doganor në Mitovicë për kontroll të detajuar, deri sa malli i pa dekluara apo
kontrabandë është konfiskuar nga Dogana e Kosovës.
Njësit relevante tӕ Doganës së Kosovës janë duke e trajtuar rastin si kontrabandë të mallrave, konform Kodit Doganor dhe të Akcizavwe./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...