Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga qeveria.
Sipas Muratit kjo është pagesa më e madhe e realizuar ndonjëherë.
“Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria. 69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë!”, ka shkruar Murati në Facebook.
Qeveria muajin e kaluar kishte marrë vendim që pos pensionit të rregullt dhe shtesës aktuale, pensionistet do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё./arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...