Shtërpcë: Rrahje masive, lëndohen dy policë

12:15 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Është raportuar për një rrahje masive në Shtërpcë mes të disa të dyshuarve meshkuj të komunitetit shqiptar, të gjithë nën ndikim të alkoolit.

Gjatë intervenimit në rast, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë.

Me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme