Kështu duket njëra klasë ku mësojnë çdo ditë fëmijët lëmosh- kërkues, apo që punojnë në rrugë.
23 vjet më parë në Prishtinë u themelua Qendra për Qëndrim Ditor për Fëmijët në Situatë Rruge ,me qëllimin e vetëm që fëmijëve lëmosh-kërkues dhe ata që punojnë në rrugë tu ofrohet gjithçka që u nevojitet, duke nisur nga mbrojtja, strehimi, mësimi, dhe më e rëndësishmja, ushqimi.
E gjithë kjo u arrit falë bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës me organizatën “Terre des hommes”, raporton Arbresh.info.
Fëmijët që i takojnë moshës 5 deri në 16 vjeç mund të strehohen në këtë ambient që ua mundëson shtëpinë dhe kujdesin që u mungon.
Portali ‘Arbresh.info’ ka vizituar Qendrën për Qëndrim Ditor për Fëmijët në Situatë Rrugë, për tu njoftuar nga afër me shërbimet që ofron kjo qendër për fëmijët e pambrojtur.
Koordinatorja, Egzona Gashi, na njofton më gjerësisht për punën që bënë Qendra ditore, strehë kjo për shumë fëmijë në situatë rruge.
“Organizata funksion përmes tri programeve që janë mbrojtja e fëmijëve, drejtësia për fëmijë si dhe programi i migrimit dhe anti-trafikimit. Në kuadër të programit për mbrojtjen e fëmijëve tash e gati 4 vite, organizata “Terre des hommes” në bashkëpunim me komunën e Prishtinës kemi themeluar këtë qendrën ditorë që është shërbim i integruar për mbrojtjen e fëmijëve në veçanti për fëmijët në situatë rrugë, fëmijët në mbrojtje dhe mbështetje psiko-sociale në përgjithësi”, pohon Gashi.
Në këtë Qendër, sipas saj, çdo ditë vijnë nga 20 deri në 25 fëmijë, të cilët punojnë, apo edhe kërkojnë lëmoshë në rrugë.
Por, ajo thotë se numri i fëmijëve që kërkojnë qëndrim ditor në këtë Qendër varet nga moti që mbizotëron në vend.
Përgjatë një muaji, sipas Gashit, numri i fëmijëve që e frekuentojnë qendrën shkon deri në 60 fëmijë.
“Fillimisht kjo qendër është nis dhe është themelu duke e pasur parasysh parimin e mbrojtjes së fëmijës, mirëqenien dhe përfshirjes së fëmijëve duke u fokusuar që edhe ambienti sa më miqësor për fëmijë ku pika e parë kjo qendër është një vend i sigurt, mbrojtës dhe i dashur për fëmijë duke ofruar aktivitete edukative, psikosociale, rekreative artistike mirëpo po ashtu edhe shërbimet bazike për ofrim të fëmijëve siç janë ushqimi, pastrimi i fëmijëve, i rrobave të tyre, kujdes ndaj higjienës”, tregon Gashi.
Ajo na tregon se si i identifikojnë këta fëmijë, për t’i strehuar pastaj në Qendër.
“Ndër aktivitetet bazike të ekipit të qendrës ditore është puna në terren që ekipi mobil çdo ditë bënë, duke dalur në rrugët e qytetit, duke i identifiku dhe monituru fëmijët që janë në situatë rruge që punojnë ose kryejnë veprime te tjera në rrugë. Kjo është forma përmes të cilës në i identifikojmë fillimisht, mirëpo tashmë kemi fëmijë që e njoftojnë njëri- tjetrin për shërbimet e qendrës. Përveç fëmijëve që punojnë në rrugë, ne kemi edhe fëmijë të lagjes, fëmijë shkollar, por që kanë nevojë për mbështetje psiko-sociale, edukative si dhe për shërbime mbrojtëse”, tha Gashi. Fillimisht në ditët e para të hapjes së qendrës ka qenë ashtu një dozë hezitimi që ndoshta pakohet koha që e kalojnë në rrugë në përfitime që rruga i sjell. Kjo na ndodhur krejt në fillim”, shprehet ajo për ‘Arbresh.info’.
Ata që kërkojnë ndihmë në këtë Qendër, janë fëmijë nga komuniteti rom, ashkali e egjiptian, por sipas saj, ka edhe fëmijë dhe familje shqiptare.
“Dominon një përqindje më e lartë e komuniteteve pakicë, siç janë rom dhe ashkali, mirëpo kemi dhe fëmijë dhe familje të komunitetit shqiptarë që janë në situatë rruge, veprojnë punojnë në rrugë dhe janë përfitues të qendrës ditore”, thotë Gashi.
Përveç strehimit të fëmijëve, qendra ofron edhe programe për prindërit, ku u mundëson që të njihen nga afër me rreziqet që u kanosen fëmijëve në rast se ata punojnë në rrugë.
“Përveç fëmijëve, përfitues dhe pjesë të rregullt të shërbimeve tona i kemi edhe prindërit e fëmijëve. Duke i pasur të përfshirë në programet e prindërimit pozitiv ku përmes atyre ndikojnë dhe punojmë që të ngritim vetëdijen e prindërve në aspektin e mbrojtjes, në aspektin e të drejtave të fëmijëve dhe njoftimin në të njëjtën kohë për rreziqet që fëmijët e tyre i kanosin kur ata janë duke punuar në rrugë”, tha ajo për Arbresh.info.
Ndryshe, sipas ligjit në fuqi, është mandatuar që në Kosovë të ketë të paktën gjashtë qendra të këtij modeli, megjithatë deri me tani janë vetëm dy të tilla. Një në Prishtinë dhe tjetra në Nashec të Prizrenit.
Përveç aktiviteteve, Qendra për Qëndrim Ditor për Fëmijët në situatë rruge bënë vazhdimisht edhe kampanja, ku përfshinë fëmijët e komuniteteve, shkollat, lagjet, qytetarët, institucionet, politik bërësit duke adresuar kështu në të gjitha segmentet për çështjen e mbrojtjes së fëmijëve në theks të veçantë për fëmijët në situatë rruge./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...