Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në shtëpi muze.
Kështu bëri të ditur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, duke thënë se vajza e poetit, Teuta ka vendosur që dhimbjen ta kthejë në forcë për ta mbajtur të gjallë krijimtarinë, emrin dhe kujtimet për babain e saj, shkruan Arbresh.info.
“Teuta, e cila sot jeton në SHBA, për herë të fundit babain e saj, poetin Ymer Elshani, e pa më 17 mars të vitit 1999. Atë ditë, forcat serbe vranë në Poklek, 53 anëtarë të familjes Elshani, Muqolli, Caraku dhe Hoxha. Pas luftës, Teuta ka vendosur që dhembjen ta kthej në forcë – për ta mbajtur gjallë krijimtarinë, emrin dhe kujtimet për babain e saj. Tashmë, shtëpia e poetit tonë, Ymerit, po kthehet në një shtëpi muze. Ndërsa, krijimtaria e tij letrare, përtej asaj që ishte botuar deri atë kohë, do të jetojë brez pas brezi falë punës së madhe të Teutës”, ka shkruar ajo.
Ajo ka shkruar se Teuta duhet të ndihet krenare gjithmonë me babain e saj.
“Teuta – ti ndjehu gjithmonë krenare me babain, ashtu siç, pa dyshim, edhe ai do të ndjehej me ty. Faleminderit për librin dhe bisedën frymëzuese!”./Arbresh.info/
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...