Ditë më parë janë konfimuar rastet e para me COVID-19 në Shtëpinë e Personave të Moshuar – Prishtinë, transmeton arbresh.info.
Në një komunikatë për media, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se një person (banor resident) ka pasur simptoma të COVID-19 dhe i njejti më datën 17 korrik 2020 ka rezultuar pozitiv.
Menjëherë, me të marrë lajmin, janë testuar të gjithë banorët dhe poashtu stafi profesional, ku pas marrjes së mostrave, 30 banorë rezidentë dhe 9 anëtarë të stafit shëndetësor kanë rezultuar pozitiv me COVID-19
Tutje, MPMS ka bërë të ditur se dy nga të infektuarit janë në gjendje më të rëndë dhe të izoluar në hapësira të veçanta, njëri prej tyre është tashmë i hospitalizuar në SHSKUK, ndërsa 27 banorët tjerë të cilët nuk kanë simptoma, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të izoluar në dhomat e Shtëpisë së të Moshuarve dhe gjithashtu, stafi janë në vetizolim në shtëpitë e tyre.
“MPMS në bashkëpunim me MSH dhe IKSHP janë duke ndërmarrë të gjitha masat që personave të moshuar t’iu ofrohet ndihma mjekësore për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për kujdes intensiv, por gjithashtu edhe për personat tjerë rezidentë të cilët nuk janë të prekur me COVID 19. Në funksion të kësaj, MPMS në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë duke u angazhuar për të siguruar një ekip mjekësor, të cilët në mënyrë permanente do të jenë në shërbim të banorëve të Shtëpisë së Personave të Moshuar në Prishtinë, deri në tejkalimin e kësaj situate.”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin