Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se “Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova” është kyçur në Termokos.
Rama ka thënë se kanë nisur punimet, dhe se kjo do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme dhe efikase për këtë objekt historik, shkruan Arbresh.info
Sipas Ramës, Termokos po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër.
njoftimi i plotë i Ramës:
EDHE NJË OBJEKT I RËNDËSISHËM KYÇET NË TERMOKOS!
“Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”
Filluam punimet për kyçjen në sistemin e ngrohjes qendrore të Termokosit, në objektin – muze, me peshë të madhe për secilin prej nesh.
Kjo do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme dhe efikase për këtë objekt historik, duke respektuar trashëgiminë kombëtare dhe ofruar
komoditet për vizitorët që e vizitojnë atë.
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!
Zelensky uron Trumpin
Osmani takoi komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi i ngushtë ë...
Stresi rikthehet në BBVK, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Kurti në Kastriot, premton punësimin e vajzave dhe grave në ...
Çfarë mbeti pas luftës në Rripin e Gazës?/ Rindërtimi mund t...
Hamza në Dragash: Destinacion i mrekullueshëm turistik, do t...