Google ADS

“Shtëpia e Kadri Veselit është PDK, dhe atje ne nuk po i përzihemi”

15:23 | 2 Shtator 2017
L G
Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj iu është kundërpërgjigjur Nexhat Dacit dhe Halil Matoshit ndaj deklaratave të tyre se të tjerët nuk kanë të drejt t’i përzihen PAN-it për emrin e kryeparlamentarit.

Postimi i Gecajt në facebook.

“Gabojnë Matoshi e Daci”

Para disa ditësh Halil Matoshi, e tani edhe Nexhat Daci. Thonë se nuk është “as e drejtë as e moralshme” ti tregojmë PAN-it se kush duhet të jetë kryeparlamentar. Madje madje, ata shkojnë edhe më largë duke na sugjeruar se nuk mund t’ua diktojmë atyre “zotin e shtëpisë së tyre”. Por duket të harrojnë këta kushtin e dytë e të qenurit kryeparlamentar…pra, nevojën e koncensusit të 61 deputetëve, pasi që nuk parasheh kushtetuta që kryeparlamentari zgjidhet automatikisht atë moment kur propozohet nga grupimi më i madh. Gjithashtu, Kuvendi i Republikës nuk është “shtëpia e tyre”, por e të gjithë 120 deputetëve. Shtëpia e Kadri Veselit është PDK, dhe atje ne nuk po i përzihemi. Në fakt, atje do të ishte e rendit të përzihen PDKistat, duke kërkuar dorëheqjen e tij. PSE TË NDIHMOHET AI QË NA SOLLI NË KËTË DEREXHE!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme