Google ADS

Shtëpia e Fadil Muqollit në Poklek të Drenasit e cila dëshmon krimin e vitit 1999 do të kthehet në muze

11:59 | 21 Shkurt 2024
E.G

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se  shtëpia e Fadil Muqollit në Poklek të Drenasit do të shndërrohet në muze si gjurmë e masakrës që ka ndodhur në Poklek.

Sipas njoftimit, Fadil Muqolli ka ruajtur me fanatizëm për 24 vite çdo gjurmë në shtëpinë e tij që dëshmon krimin që është bërë aty në vitin 1999, shkruan Arbresh.info.

“Jemi në fazën e fundit të muzealizimit të shtëpisë së masakrës në Poklek të Drenasit, ku forcat serbe masakruan 53 civilë nga familjet Muqolli, Caraku, Elshani, dhe Hoxha. Në mesin e tyre ishin 23 fëmijë, më i vogli gjashtë muajsh dhe më i madhi 14 vjeç.”, thuhet në njoftim.

Për të parë nga afër zhvillimin  e punëve, ministri Hajrulla

Çeku dhe deputetja Shqipe Mehmeti Selimi dhe u.d drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Imer Hakaj kanë vizituar këtë shtëpi./Arbresh.info/

Të ngjashme