Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders artikuloi kritika të ashpra ndaj demokratëve dje në mbrëmje, duke i cilësuar hetimet parlamentare që ata kanë nisur ndaj Trump si të ‘’turpshme’’.
‘’Sot, presidenti i komisionit gjyqësor të Dhomës së përfaqësuesve, Jerry Nadler ka nisur një hetim të turpshëm ndaj deklaratave të rreme dhe banale ndaj së cilave prokurori special dhe komisionet në dy Dhomat e Kongresit kanë nisur ndërkohë hetimet’’, deklaroi Sanders.
”Nadler dhe demokratët e tjerë nisën këto hetimet pasi ata janë të tmerruar nga përmbysja e deklaratave të tyre të rreme gjatë dy viteve për një marrëveshje të fshehtë me Rusinë. Fakti që ata intimidojnë qytetarët amerikanë është e turpshme”, theksoi ajo, përcjell Atsh.
Me një shumicë të theksuar në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët kaluan shumë shpejt në sulm kundër Donald Trump me nisjen dhe përforcimin e disa hetimeve parlamentare mjaft tronditëse, si dyshime për marrëveshje të fshehtë me Rusinë, pagesa për të blerë heshtjen e të dashurave duke kaluar deri tek biznesi familjar.
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...