Për të shënuar 20 vjetorin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, Asociacioni Kosovar për Vrapim Malor (KTRA) organizon më 3 dhe 4 mars vrapimin 100 kilometërsh përgjatë vatrave kryesore të rezistencës gjatë luftës në Kosovë.
Nën moton “Shtegu i Shpresës”, KTRA synon të përkujtojë sakrificën e madhe të qytetarëve të Kosovës për lirinë e brezave të ardhshëm të saj dhe ndërtimin e shtetit të pavarur e të qëndrueshëm.
Shtegu i vrapimit, që përfshinë ngjitje prej 2000 metra, fillon në Prekaz te kompleksi përkujtimor “Adem Jashari” për të vazhduar në Likoshan, Gllogjan dhe me përfundim në Koshare në brezin kufitar me Republikën e Shqipërisë.
Ky vrapim njëherësh shënon aktivitetin e parë të këtij lloji të organizuar në Kosovë dhe synon që Kosovën ta vendosë në hartën turistike.
Shtegu do të jetë i ndarë në këto 4 segmente:
Prekaz-Likoshan 14km
Klinë (Hotel Nora) – Koshare 50km
Gllogjan – Koshare 21km
Prekaz – Koshare 100km
“Në mbamendjen tonë kolektive këto ditë janë ditë të dhembjes së madhe,” deklaroi Arineta Mula, drejtoreshë e KTRA-së.
“Duke vrapuar përgjatë këtyre fshatrave ne do të përkujtojmë sakrificën sublime që u bë që ne të jetojmë në liri dhe paqe. Njëkohësisht, është një premtim për të ecur përpara, premtim që gjithë këtë vuajtje dhe dhembje do ta njohim dhe do ta shndërrojmë në forcë për ta ndërtuar Kosovën dhe për ta lartësuar idealin e lirisë për të gjithë”, tha ajo.
Regjistrimi për vrapimin “Shtegu i Shpresës” tashmë është hapur.
Për informata më të hollësishme rreth regjistrimit ju lutem vizitoni faqen e KTRA në Facebook.com/teamKTRA, www.ktra-ks.com ose dërgoni pyetjet tuaja në email adresën:[email protected].
Ky aktivitet përmes personaliteteve të ndryshme publike, tashmë është bërë i njohur edhe me hashtagun #trailofhope100 .
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...