Asociacioni i Kosovës për Vrapim Malor (Kosova Trail Running Associatio) kanë organizuar “Shtegun e Shpresës” (Trail of Hope) me rastin e shënimit të 20-vjetorit të fillimit të luftës dhe 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Organizimi përfshin një trajektore të zonave më të prekura nga lufta.
Qindra njerëz kishin konfirmuar pjesëmarrjen në Shtegun e Shpresës, një organizim i vrapimit për 22 orë, mes 3 dhe 4 shkurtit, e vrapi do të bëhej në zonat më të prekura nga lufta.
Organizimi paraqet një trajektore të luftës së Kosovës. Filloi në Prekaz, aty ku ishte kryer sulmi ndaj familjes Jashari. Vrapuesit i priti përfaqësuesi i kësaj familjeje, Rifat Jashari.
“Kalon nëpër pjesët e vendit që kanë qenë më të prekura gjatë luftës, pra, nëpër rrugë të refugjatëve, pikat rezistuese”, ka thënë Arineta Mula, drejtore ekzekutive e KTRA’së.
Në videon e publikuar nga Asociacioni i Kosovës për Vrapim Malor (KTRA), të pritur nga Rifat Jashari, protesuesit shpalosën flamurin e Kosovës dhe flamurin Kuqezi, për të vazhduar tutje në destinaionet e tjera.
Vrapuesit vazhdojnë në Likoshan, një pikë tjetër e konfrontimit mes ushtarëve të UÇK’së dhe forcave serbe.
Pika tjetër është Gllogjani i Decanit e vrapuesit do të kalojnë ka kompleksi memorial në nderim të luftës në këtë fshat.
Shtegu i vrapimit përfundon në Koshare, vendi ku u zhvillua beteja e fundit e UCK’së në Prill të 99-ës. Pjesëmarrësit do të mbajnë një minutë heshtje për nder të viktimave të luftës.
Shtegu ka marrë përkrahje në rrjetet sociale nga figura të njohura si këngëtarja Rita Ora, xhudistja Majlinda Kelmendi apo ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku.
/Express
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...