Si iniciator dhe mbështetës kryesor i kësaj iniciative njëherësh edhe Kryetar i Komisionit per ngritjen e Shtatores së Heroit të Kombit Agim Ramadani -KATANA, i dal nga këshilli i fshatit Zhegër dhe Shoqata “Ditët e Agimit, iu bëjë me dije se në koordinim të plotë edhe me Komunën e Gjilanit, gjegjësisht organet përkatëse, kemi arritur ujdinë për zhvendosjen e Shtatores së tanishme dhe vendosjen e Shtatores së re dhe se për këtë kemi hasur në mirëkuptim të plotë të familjes së heroit!
Shtatorja e re e Heroit të Kombit do të vendoset në qendër të Gjilanit në sheshin që mban emrin e këtij Kryetrimi, i cili nën Emblemën e UÇK-së theu Kufirin Shqiptaro-Shqiptarë më 09.Prill të vitit 1999 në Koshare .
Kështu sheshi i ri do të jetë nderë dhe krenari jo vetëm për Qytetin dhe Qytetarët e saj, por edhe më gjerë.
Shtatorja e re tani më është në fazën e finalizimit dhe do të zbulohet më 28 Nëntor 2019 në këtë ditë të shënuar tani më në Histori.
Ndërkohë që Shtatorja aktuale e cila ka qenë e vendosur deri me tani në po të njëjtin shesh është zhvendosur dhe do të dërgohet për restaurim dhe është planifikuar të inaugurohet me datë 03. Maj 2020 pikërisht në Ditëlindjen e Komandantit në pjesën e KULLËS-MUZE në vendlindjen e Heroit, në Fshatin Zhegër, edhe kjo kuptohet në harmoni të plotë me Komunën e Gjilanit!
Rikujtojmë se Kuvendi Komunal i Gjilanit pas kërkesave përkatëse në Seancën e fundit kishte votuar për Propozim-Vendimin për caktimin e lokacioneve për Shtatoret e Agim Ramadanit ,Mulla Idriz Gjilanit dhe Abdulla Tahirit dhe bazuar në vendimin e këtij organi edhe do të bëhet vendosja e Shtatoreve të reja!
Përndryshe, Shtatorja e re e Heroit të Kombit Agim Ramadani -KATANA është vepër e punuar nga skulptori i njohur Agon Qosa me bashkëpunëtorët e tij! /Muhamet Ajrullahu/
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...