Donjeta Sahatçiu, nënkryetare në Komunën e Prishtinës, në Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur sot një lajm të rëndësishëm për Komunën.
Në udhëheqjen e panelit “Gratë, Hapësirat Publike dhe Kultura”, Sahatçiu ka thënë se në vitin 2023, Komuna e Prishtinës ka futur në buxhetim edhe shtatoren e Komandantit legjendar, Adem Jashari.
“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.
Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vij në Prishtinë./arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi