Takimi i tretë në kuadër të fazës finale të dialogut në Bruksel, ku do të diskutohet edhe për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, vizita e presidentit Aleksandër Vuçiq në Kosovë dhe publikimi i një plani nga autoritetet e Serbisë, si dhe protestat e paralajmëruara nga opozita për ndërprerjen e bisedimeve me shtetin fqinj, janë këto disa nga zhvillimet “e nxehta” politike që pritet të ndodhin gjatë muajit të ardhshëm.
Nga Presidenca tashmë kanë bërë të ditur se në këtë tryezë do të diskutohet për çështjen e Luginës së Preshevës, respektivisht për kërkesën e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën, shkruan “Zëri”.
Gjatë këtij muaji po ashtu pritet që në Kosovë të vijë presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili ka bërë të ditur se do të dalë me një plan të detajuar për zgjidhjen e “çështjes së Kosovës”.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...