Shtatë vite më parë, saktësisht me 14 janar të vitit 2017, një tren i nisur nga Serbia me mbishkrimin “Kosova është Serbi” iu ndalua hyrja në Kosovë.
Treni që po vinte nga Serbia dhe që po sillte përveç mesazhit nacionalist, edhe trazira të mundshme në Kosovë, ishte ndalur në Rashkë të Serbisë, pa hyrë në Kosovë, nga ish-presidenti i atëhershëm vendit, Hashim Thaçi.
“Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi”, kishte deklaruar Thaçi.
Policia e Kosovës kishte nxjerr trupat e saja në veri të vendit, pasi paraprakisht kishte paralajmëruar se nuk do të lejonte hyrjen e trenit në Kosovë, që kishte për qëllim të bënte provokime politike.
Treni u bë temë politike dhe mediale, gjatë janari 2017, duke u cilësuar si kërcënim për paqen në Kosovë e Ballkan.
Ndërsa kryeministri i atëhershëm serbm Aleksandër Vuçiq akuzoi Prishtinë për provokim, ndërsa ishte ankuar te shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini duke thënë se do të njoftojë Rusinë, Kinën dhe SHBA për siç tha, ‘faktin se Prishtina po luan lojëra lufte
Atë botë, Vuciç kishte thënë që urdhrin për ndalimin e trenit e kishte dhënë që t’i parandalonte humbjen e jetëve të njerëzve dhe konfliktin në përmasa më të mëdha, duke i akuzuar autoritetet e Prishtinës se ata tentuan të prishin shinat e trenit që dërgonin në Mitrovicë./Arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League