Me 7 vite burgim është dënuar F.R., i akuzuar se theri disa herë me thikë kuzhine bashkëshorten derisa ajo ishte duke fjetur me fëmijë.
Aktgjykimi është shpallur të premten, nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Sinisha Mandushiq.
Po ashtu, i akuzuari F.R. u ngarkua edhe me shpenzimet procedurale në shumën prej 150 euro, paushallin gjyqësor në shumën prej 20 euro, si dhe shumën prej 50 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit. Të gjitha këto pagesa duhet t’ i kryejë në afatin prej 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kurse, pala e dëmtuar për kërkesën pasurore juridike u udhëzua në kontest civil.
Ndryshe, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 28 korrik, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Njazi Rexha, i akuzuari F.R. është deklaruar fajtor dhe i penduar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 2 prill 2021, kishte ngritur aktakuzë ndaj F.R.
Sipas aktakuzës, me 9 shtator 2020, rreth orës 05:00 në shtëpinë e prindërve të tij, me dashje kishte filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes, ndaj viktimës – Q.Q e të cilën nuk e kishte përfunduar, në atë mënyrë pas mosmarrëveshjeve mes veti deri sa viktima kishte qenë duke fjetur në shtrat në dhomën e fjetjes me fëmijët e kishte goditur disa herë me thikë kuzhine nëpër trup.
Siç thuhet në aktakuzë, i kishte shkaktuar plagë prerëse shpuese të shumta duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.
Më këtë, Rama po akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 par.1 pika 1.3 lidhur, ku dënimi parashihet prej 10 deri në burgim të përjetshëm.
Kjo vepër është lidhur edhe me nenin 28 të Kodit Penal, ku flitet për veprat që mbesin në tentativë dhe nuk realizohen. Aty parashihet dënim sikur vepra të jetë kryer po lihet edhe mundësia që dënimi të zbutet.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...