Shtatë raste të reja pozitive, janë nga Malisheva

21:59 | 26 Mars 2020
Arbresh.info

Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive.

Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim.

Ekipet e IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme