Shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Ferizaj-Prishtinë.
Katër nga të lënduarit sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.
Veseli për arbresh.info tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:10.
“Sonte në ora 19:10 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë ka ndodhur një aksident ku të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve me targa vendore . Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marr 7 persona , prej tyre 4 janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK – Prishtinë , ndërsa 3 po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli.
Sipas tij, Njësia e Komunikacionit Rrugor po e heton këtë rast./arbresh.info/
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit