Shtatë pacientë të spitalizuar nga Covid-19

10:55 | 19 Prill 2022
S D

Shtatë pacientë janë të spitalizuar nga COVID-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Në njoftimin e ShSKUK bëhet e ditur se prej tyre, katër pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, tre post-Covid, ndërsa katër të tjerë me oksigjeno-terapi.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, katër pacientë dhe Spitali i Gjakovës, tre pacientë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme