Shtatë nga të arrestuarit në veri pas intervistimit policia i largon nga IPK

12:49 | 28 Maj 2019
Arbresh.info

Shtatë pjesëtarë të Policisë se Kosovës të arrestuar mëngjesin e së martës, në veri të vendit pas intervistimit janë larguar nga objekti i Inspektoratit të Policisë së Kosovës.

Të arrestuarit dyshohen për krim të organizuar dhe trafikim të mallrave, shkruan arbresh.info.

Tre nga të arrestuarit të shoqëruar nga Policia kanë dal nga hyrja kryesore e objektit të IPk-së, ndërsa katër të tjerë nga hyrja mbrapa objektit.

Sipas informatave jo zyrtare mësohet se brenda objektit ka ende pjesëtarë të Policisë të arrestuar në veri duke i intervistuar. Arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/344001476309021/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme