Ka shkuar në shtatë numri i mjekëve të vdekur si pasojë e COVID-19, mbrëmë ka vdekur edhe gjinekologu Burim Krasniqi i cili kishte tri javë që po luftonte me sëmundjen. Krasniqi ishte mjek gjinekolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga viti 1999 dhe prej fillimit të pandemisë kishte shërbyer pa pushim.
Gjinekologu Burim Krasniqi ka humbur betejën me COVID-19 duke u bërë kështu mjeku i shtatë që vdes nga coronavirusi. I ndjeri ka qenë duke u trajtuar që disa ditë në mjekimin intensiv qendror në QKUK, pasi i ishte komplikuar gjendja nga coronavirusi.
Që nga fillimi i pandemisë gjinekologu Burim Krasniqi ishte në krye të detyrës së tij si mjek gjinekolog në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku përveç punës së gjinekologut ishte edhe shef i repartit perinatal.
“Doktor Burimi ka qenë aktiv gjatë gjithë kohës aty ku e ka lyp shërbimi për pacientë, deri në ditën e fundit kur është testuar me COVID-19 ai ka qenë në krye të detyrës”, deklaroi për RTV Dukagjinin Jakup Ismajli.
Në Klinikën e Gjinekologjisë deri më tani janë infektuar dhjetë gjinekologë në mesin e të cilëve ishte edhe doktor Krasniqi qe nuk ia doli të përballoj sëmundjen, përcjell Telegrafi.
Nga ana tjetër, situatë e rëndë është edhe në radhët e infermierëve. Naser Rrustemaj kryetar i Odës së Infermierëve tha për RTV Dukagjinin se deri më tani kanë vdekur pesë infermierë dhe një laborant dhe janë qindra të tjerë të infektuar.
“’Sa i përket situatës të infermierëve në gjithë Kosovën, është mjaftë e rëndë pasi kemi 800 apo më tepër të prekur apo të karantinuar, këtu hyjnë edhe profesionistët e tjerë si mamitë, laborantët dhe të tjerë”, deklaroi Naser Rrustemaj.
Ndërsa, në total, janë shtatë mjekë, që e kanë humb jetën, dhe kanë qenë të infektuar me COVID-19.
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...