Pas konfirmimit të mbrëmshëm nga IKShPK-ja, për rastin e parë pozitiv me virusin COVID-19, në Mitrovicë, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka mbajtur mbledhje me shtabin emergjent të Komunës së Mitrovicës, me ç’rast janë koordinuar për marrjen e masave shtesë në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Fillimisht në këtë mbledhje u potencua se ekipet nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe ekipin komunal për menaxhimin e emergjencave, kanë evidentuar të gjitha rastet e kontaktit të të infektuarës, të cilët janë gjithsej 96 persona, 84 punëtorë të ETC-së, ndërsa të tjerë familjarë që do të testohen nga IKShPK-ja, dhe janë rekomanduar për vetizolim për dy javët e ardhshme.
Përveç mbylljes së përkohshme të ETC- së deri në verifikimin e të gjitha rasteve të kontaktit, kryetari Bahtiri ka propozuar këto masa shtesë për të gjitha supermarketet që veprojnë në Mitrovicë, në mënyrë që qytetarët të jenë të mbrojtur më shumë nga ky virus;
Të gjitha këto masa të propozuara nga kryetari Bahtiri janë përkrahur unanimisht nga të gjithë anëtarët e shtabit emergjent komunal, duke bërë të ditur se ato biznese të cilat nuk respektojnë këto rekomandime nga vendimi i shtabit emergjent të Mitrovicës, do të rrezikojnë me mbylljen e biznesit të tyre, dhe për personat të cilët nuk zbatojnë rekomandimet nga institucionet lokale dhe ato qendrore, nga organet e rendit do t’u ngritet vepër penale.
Në fund kryetari Bahtiri dhe anëtarët e shtabit emergjent ju bëjnë apel të gjithë qytetarëve të Mitrovicës që të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen të gjitha masave mbrojtëse dhe rekomandimeve nga IKShPK-ja dhe institucionet tjera gjegjëse, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe ti evitojnë daljet pa nevojë.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk po lë asgjë pa bërë për pak pushtet.
Kadrijaj ka numëruar disa veprime të gabuara të Kurtit, duke përmendur kërcënimet e deputetëve me arrestime, leje që i është dhënë ish-ministrit të shkarkuar Jaballanoviq si dhe citimin e Kushtetutës së Serbisë në kërkesën e parashtruar te Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Reagimi i plotë:
Për pak pushtet Albin Kurti po shkelë mbi gjithçka. Po kërcënon deputetët me arrestime ndërsa Jabllanoviqit që fyu nënat gjakovare i jep leje për levizje të lirë. Po i hap rrugët Serbisë për të hyrë në Kosovë, por mbi të gjitha citoi Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese. Kjo kushtetutë, e cila në Nenin 182 të saj përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë”, në asnjë formë kjo kushtetutë nuk duhet të citohet për pak pushtet.
Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe as një parti politike e as ndonjë institucion nuk duhet të iu referohet një dokumenti që Kosovën nuk e njeh si shtet.
Turpi i juaj për pushtet nuk ka te ndalur.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit