Google ADS

ShSKUK: Të hospitalizuar 115 pacientë, 41 prej tyre në oksigjeno-terapi

10:03 | 22 Janar 2022
S D

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 115 pacientë, prej tyre 94 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 21 të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 41 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 37 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-COVID

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 17 pacientë

Spitali i Gjakovës, 13 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit,3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme