Google ADS

ShSKUK: Shënon rënie numri i pacientëve me Covid-19

09:55 | 30 Shtator 2021
Arbresh.info

Rënie të vazhdueshme po shënon numri i pacientëve të spitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor nga COVID-19  janë 247  pacientë, 172  prej tyre me oksigjeno-terapi

Ndërkaq, 27 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive,  53 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)25 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  12  pacientë

Spitali i Prizrenit, 14 pacientë

Spitali i Gjakovës, 20 pacientë

Spitali i Pejës, 45  pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë

Spitali i Ferizajt, 19  pacientë /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme