Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) bën të ditur se reshjet e dendura të shiut që kanë rënë ditën e sotme kanë përfshirë edhe QKUK-në.
ShSKUK thotë se si pasojë e intensitetit të lartë të tyre, rrjeti i përpunimit të kanalizimit nuk ka arritur të përballojë sasinë e ujit, shkruan Arbresh.info.
“Ekipet teknike të QKUK-së, janë në gjendje gatishmërie, deri më tani uji ka depërtuar në bodrumin e Klinikë së Pulmologjisë, ku fatmirësisht nuk ka pasur aparatura mjekësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
“Ekipet e QKUK-së, bashkë me ato të klinikave tjera janë në vendngjarje dhe deri më tani nuk është konstatuar nëse ka pasur dëme”, thuhet tutje.
“QKUK, ditëve në vijim do të ju mbajë të informuar saktësisht, lidhur me pasojat e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...