Stafi i Kardiologjisë Invazive ka dërguar notë proteste në Zyrën e Kryeministrit, për siç thonë ata, marrjen e hapësirave të repartit të Kardiologjisë Invazive, për çka ka reaguar drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.
Përmes një komunikate për medie, SHSKUK ka sqaruar se organizimi i hapësirave dhe personelit është bërë konform situatës me COVID-19.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, në lidhje me shkrimin “Kardiologjia Invazive me notë proteste në adresë të Hotit për marrjen e hapësirave të repartit”, sqaron se organizimi i hapësirave dhe personelit në ShSKUK është bërë konform situatës me COVID-19. Menaxhmenti i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive ka qenë i konsultuar dhe i njoftuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, i cili ka pasur takim me menaxherët e klinikave dhe shefat e njësive. Po ashtu, Komisioni për zgjerimin e kapaciteteve spitalore ka mbajtur disa takime nga të cilat kanë dalë vendime për zbatimin e të cilave është pajtuar edhe drejtori i këtij shërbimi”, thuhet në sqarim.
Këtë sqarim thuhet se shkresa e Klinikës së Kardiologjisë Invazive, vjen pas publikimit të raportit i cili dëshmon keqpërdorimet financiare në këtë klinikë.
“Kjo shkresë e Kardiologjisë Invazive vjen vetëm 12 orë pas publikimit të raportit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK, i cili dëshmon keqpërdorime financiare dhe keqmenaxhim organizativ në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, të udhëhequr nga dr. Tefik Bekteshi. Ndaj atyre që kanë keqpërdorur besimin e menaxhmentit dhe qytetarëve, duke u munduar të fshihen pas “ kujdesit të shtuar për pacientë” do të veprohet konform akteve ligjore në fuqi”, thuhet në sqarim.
Po ashtu në sqarim thuhet se “Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, siguron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se personeli ShSKUK-së, do të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësorë për të gjithë qytetarët në nivelin më të lartë profesional të mundshëm”.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi