Është bërë prezantimi i raportit të punës për vitin 2019, për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, e po ashtu, plani i punës për vitin 2020.
Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, theksoi se ka përparime të dukshme në rezultatet e punës, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Gjatë prezantimit, drejtori Sejdiu, deklaroi se ka përmirësime të dukshme si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.
Ai tha se këto rezultate janë arritur me punë ekipore, ku synim i vetëm ka qenë që pacienti të jetë në qendër të vëmendjes.
“Kemi punuar që pacienti të ketë qasje më të lehtë, shërbim me cilësor duke llogaritur infrastrukturën dhe shërbimet që e kanë bërë ketë përmirësim”, tha ai.
I pari i SHSKUK-së, njoftoi se vetëm këtë vit janë blerë pajisje në vlerë 6 milionë euro për klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme.
Duke cekur disa nga investimet e bëra në klinika, drejtori bëri të ditur se është krijuar për herë të parë hapësira për Klinikën e Alergologjisë, ku tashmë mund të ofrohen shërbime profesionale, po ashtu, investime ka pasur në Klinikën e ORL-së, Radiologjisë, Biokimisë dhe shumë klinika dhe njësi tjera në SHSKUK.
Drejtori Sejdiu, përmendi edhe projektin nacional për Strock Ceneter, apo intervenimet urgjente në tru, që është si projekt i dytë nacional, pas projekti të kardiologjisë invazive për punë 24-orësh, dhe reagimin tek rastet e infarkteve akute në dy orët e para.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se për dy vjet ka pasur shumë ndryshime pozitive dhe ato janë evidente. “Kur kam hyrë si ministër, ka qenë një klimë e mision i pamundur, por kam besuar në potencialin e mjekësve dhe në një situatë kur mundohesh të kesh kushte dhe rezultate rezultati” theskoi ai.
Ministri Ismaili, lavdëroi punëtorët shëndetësorë që misionin e pamundur e bënë të realizueshëm.
Ai deklaroi se ky rrugëtim i nisur nuk duhet të ndalohet dhe të vazhdohet me rezultate të tjera.
Prezantimin në detaje të raportit të punës, e bëri Dardan Parduzi, shef i sektorit për kontraktim të shërbimeve shëndetësore, cili në detaje paraqiti projektet e realizuara gjatë vitit 2019, e po ashtu, planin e punës për vitin 2020.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshme të Prizrenit dhe Gjilanit, bënë prezantimin e rezultateve të punës për vitin 2019.
Në fund, specialistja e anesteziologjisë, Dafina Matoshi, bëri prezantimin në lidhje me veglat e cilësisë për anestezion/arbresh.info/
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...