Viti 2019 është vit historik për shëndetësinë kosovare, kështu thotë për arbresh.info, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu.
Sejdiu thotë se duke filluar nga aspekti i infrastrukturës, furnizimi me pajisje, ngritja e shërbimeve janë krejt këto që e bëjnë vitin 2019 të suksesshëm.
“Viti 2019 është vit historik për shëndetësinë kosovare duke u bazuar në projektet kapitale për shëndetësinë kosovare, në radhë të parë edhe për ndihmesën që iu është bërë pacienteve. Kemi projektin e infarktit akut në dy orët e para, që vendet në regjion nuk e kanë shumica, dhe trajtimin strockcenter, trajtimin e infarktit të trurit, mbrojtja e zemrës dhe trurit për popullatën tonë për 2 milionë banorë, për arsye se e ulë vdekshmërinë dhe ulë indivaliditetin. Ndërsa sa i përket zhvillimit në vitin 2019 që kanë ndodhur ka shumë, duke filluar nga aspekti i infrastrukturës, furnizimi me pajisje, ngritja e shërbimeve, janë krejt këto që e bëjnë vitin 2019 të suksesshëm”, pohoi ai.
Ai tregon se është hera e parë që ShSKUK-ja po hyn pa borxhe, e pa ndonjë obligim në vitin 2020.
“Sa i përket aspektit financiar në vitin 2019, është hera e parë që ShSKUK hyn pa borxhe, pa ndonjë obligim, dhe që nuk ka ndodh asnjëherë më parë që buxheti të shfrytëzohet mbi 99%, në fakt duke kursyer dhe me mjetet e kursyera kemi zhvilluar edhe punë të tjera që janë në dobi të sistemit shëndetësorë”, u shpreh ai.
Po ashtu thotë se këtë vit janë ndërtuar 101 barnatore në QKUK, duke futur edhe akses-kontrollin për monitorim.
“Të gjitha klinikat janë furnizuar me pajisje shumë moderne duke përfshirë, edhe Klinikën e Kirurgjisë. Gjithashtu janë ndërtuar 101 barnatore klinike, edhe të reparteve duke futur edhe akses-kontrollin monitorimi prej hyrjes në depo deri tek pacientët, gjë që na ka ndihmuar shumë. Në vitin 2019 është bartur buxheti nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket barnave dhe vërehet një përmirësim dukshëm në vitin 2019, e deri tash në fund të vitit 2019 shihet që nuk ka mungesa”, vlerësoi ai.
Sejdiu tregoi se cilat janë projektet e ardhshme për vitin 2020, dhe ato që pritet të përfundojnë së shpejti.
“Projektet për vitin 2020 që tashmë edhe kanë fillu, ka shumë, dhe disa pritet të finalizohen. Ndërsa në vitin 2020 do të përfundohet Kirurgjia e Pediatrisë një objekt gjigant, madje mjekësia sportive me terapi fizikale. Tani në fillim të viti 2020 pritet përfundimi i saj dhe me të gjitha pajisjet që do të furnizohet. Zgjidhje e mirë do të jetë edhe për Kliniken e Ortopedisë. Në qershor pritet përfundimi i sallave operative moderne, dhe janë katër salla”, tregoi ai.
Në fillim të vitit thotë se pritet të fillojë projekti për neuroshkencën, ku do të bëhet një kompleks unik, e që do ofrohen shërbime të trurit.
“Ndërsa në vitin 2020 e kemi në plan që të fillojmë qysh tani edhe projektin për neuroshkencën. E kjo nënkupton që Klinika e Neurologjisë, radiologjia, neurokirurgjia, do të bëhet një kompleks unik ku do të ofrohen të gjitha shërbimet sa i përket trurit. Gjithashtu kemi edhe buxhet të ndamë vetëm për pajisje”, u shpreh Sejdiu./A.Zeka/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2438426496471939/
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...