Për herë të parë në Shërbimin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u realizua mjekimi me teknikën e rrezatimit IMRT/VMAT te një pacient me Tumor të Kokës.
Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se shume shpejt do të fillojë edhe mjekimi me teknikat Radioterapi Stereotaktike, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Për herë të parë në Shërbimin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u realizua mjekimi me teknikën e rrezatimit IMRT/VMAT te një pacient me Tumor të Kokës.
Shume shpejt do të fillojë edhe mjekimi me teknikat Radioterapi Stereotaktike, ndërsa me instalimin e aparatit të ri, do të nisë, po ashtu, mjekimi me Radiokirurgi (SBRT), me çrast pacientët për trajtim me rreze do të trajtohen në mënyrë shumë të sofistikuar, pa pasur nevojë për mjekim jashtë vendit, duke ruajtur paratë e tyre dhe buxhetin e shtetit.
Bashkë me Shërbimin e Brahiterapisë në funksion, Klinika e Onkologjisë do ta ngrisë në nivel të lartë trajtimin me rrezatim të pacientëve onkologjikë./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag