Google ADS

ShSKUK: Organet e drejtësisë të merren me rastin e mjekut që u kërcënua në vendin e punës

21:05 | 25 Qershor 2022
E.H

Të premten mbrëma, një specialist i kardiologjisë, u kërcënua në kohën kur ishte duke kryer shërbime për pacientë.

SHSKUK-ja ka dënuar kërcënimin e mbrëmshëm ndaj mjekut kujdestar, duke thënë se këto kërcënime janë të papranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme, shkruan arbresh.info.

“Aktet e tilla të kërcënimit ndaj punëtorëve shëndetësorë në detyrë, në institucionet shëndetësore, janë të pa pranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme. Ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre përmes faqes së SHKUK-së në Facebook.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe ndaj kërcënuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme