Google ADS

ShSKUK njofton për vdekjen e kirurgut, Dalip Limani

22:40 | 10 Shtator 2024
R J

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Dalip Limani.

Në njoftim thuhet se Limani ishte një nga figurat më të respektuara në fushën e mjekësisë dhe kirurgjisë në Kosovë.

“Gjatë karrierës së tij të shquar, ai la gjurmë të pashlyeshme në mjekësinë shqiptare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar jo vetëm me aftësitë e tij të jashtëzakonshme si kirurg, por edhe me përkushtimin e tij për edukimin dhe udhëheqjen e gjeneratave të reja”, thuhet në njoftim.

Varrimi i profesor Dalipit do të bëhet të mërkurën në ora 13:00, në varrezat e Prishtinës, në lagjën Arbëria.

Të ngjashme