Google ADS

ShSKUK njofton për ndryshime në ofrimin e shërbimeve në klinikën e Onkologjisë

15:29 | 13 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se për shkak të renovimit të katit përdhesë të Klinikës së Onkologjisë, që nga dita e hënë do të ketë disa ndryshime në ofrimin e shërbimeve.

ShSKUK ka bërë të ditur se aty ku jepen shërbimet ambulantore të klinikës, do të zhvendosen përkohësisht në objektin e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive, e cila ndodhet në hapësirat e QKUK, hyrja nga lagja e Veternikut, shkruan Arbresh.info.

“Shërbimi i Radioterapisë do të funksionojë normalisht në hapësirat e ekzistuese, kurse shërbimi 24-orësh, për të hospitalizuarit do të vazhdojë akoma në katin përdhesë të Ortopedisë së vjetër, aty ku ishte zhvendosur rreth 3 muaj më parë”, shkruhet në postim.

Sipas ShSKUK-së, me renovimin e tërësishëm të Klinikës së Onkologjisë, do të krijohen kushte moderne për trajtim të pacientëve dhe për stafin që i ofron këto shërbime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme