ShSKUK: Në trajtim 10 pacientë të konfirmuar me Covid-19

10:08 | 19 Mars 2022
L G

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 3 të negativizuar post- Covid.

Kështu ka bërë të ditur SHSKUK përmes një njoftimi, shkrua arbresh.info.

“Me oksigjeno-terapi 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 6 pacientë;Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë ;Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë; Spitali i Pejës, 2 pacientë si dhe Spitali i Prizrenit , 1 pacient”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme